Lëndohet një person në vendin e punës në Gjakovë, fillojnë hetimet

Një person është lënduar sot në vendin e tij të punës në Gjakovë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Ai shtoi se viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë.

Ndërsa me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rast për hetim “asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë ne vendin e punës”.

“Në rrugën ”Gaspër Karaqi” në Gjakovë rreth orës 14:30 viktima mashkull i moshës madhore, ka pësuar lëndime trupore në vendin e tij të punës. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë. Me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rast për hetim “asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë ne vendin e punës”, tha Elezaj