Sami Lushtaku padit Vetëvendosjen

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, e ka paditur Lëvizjen Vetëvendosje.

Kjo u konfirmua nga avokatja e Lushtakut, Besjana Ismajli.

Ismajli tha se padia e Lushtakut ka të bëjë rreth një deklarate të LVV-së se “z. Lushtaku ka terminal doganor.

Ajo tha se me këtë rast Vetëvendosja po shpif.

“Lëvizja Vetëvendosje po shpif, duke deklaruar se kinse Sami Lushtaku ka terminal të vetin doganor. Ne kemi kërkuar demantimin e kësaj deklarate, ata s’kanë kthyer përgjigje akoma, prandaj kemi vendosur ta padisim këtë pari për shpifje”, tha ajo.

Sipas padisë, kërkohet kompensim për dëmin, duke pasur parasysh reputacionin që ka i dyti i Skenderajt.

“Pra me këtë deklaratë është tentuar të degradohet emri i tij”, ka thënë ajo.

Avokatja ka kërkuar kompensim në bazë të ekspertizës, vlera e së cilës është e papërcaktuar.

Ajo tha se padia ka të bëjë me deklaratën e LVV-së rreth terminalit 37-milionësh. /klankosova