Gara presidenciale në SHBA, Joe Biden zgjedh këtë të hënë të preferuarin e tij

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se këtë të hënë presidenti aktual i SHBA-së, Joe Biden hedh votën e tij të parakohshme në zgjedhjet presidenciale. Bëhet e ditur se shumë amerikanë mund të votojnë përpara 5 nëntorit.

Ndërkohë, zgjedhjet janë shumë afër dhe pritet të jenë gara më e ngushtë që nga të paktën viti 2000, raporton Sky News.

Të dhënat e sondazheve të fundit tregojnë se Kamala Harris mban një epërsi të vogël ndaj Donald Trump. Zgjedhjet në SHBA nuk kanë të bëjnë me atë se kush fiton më shumë vota, por ka të bëjë me atë se kush fiton në shtetet e duhura.

Sipas mediave të huaja, deri tani raportohet se më shumë se 32 milionë njerëz kanë hedhur tashmë votën e tyre duke zgjedhur kandidatin e tyre të preferuar.

Kandidatët për presidentë, Kamal Harris nga radha e demokratëve dhe Donald  Trump nga republikanët, po vazhdojnë me fushatën e tyre për të tërhequr sa më shumë votues. /abcnews