“Përshëndetje bashkëluftëtarëve të mi!”, kështu e filloi dëshminë Fatmir Sopi në rastin “Thaçi dhe të tjerët”

Ka filluar dëshminë dëshmitari i 98-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), Fatmir Sopi, i cili mban kodin W04485 në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë.

Paraprakisht para betimit, dëshmitari Fatmir Sopi bëri një përshëndetje ndaj katër të akuzuarve, duke i quajtur bashkëluftëtarë.

“Përshëndetje bashkëluftëtarëve të mi”, tha Sopi.

Ndërkaq, pyetjet për këtë dëshmitar i ka filluar Prokuroria e përfaqësuar nga prokurori Cezary Mihailzcuk.

Ndryshe, sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith III, dëshmia e këtij dëshmitari pritet të zgjasë rreth një ditë. Nga kjo kohë, Prokuroria ka parashtruar se i duhen rreth një orë.