Kurti i premtoi 160 e i bëri veç katër çerdhe, Abdixhiku: Fëmijët e Kosovës meritojnë më shumë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ia ka rikujtuar kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit një premtim të parealizuar.

Abdixhiku tha se Kurti i kishte premtuar 160 çerdhe, derisa gjatë mandatit u bënë veç katër sosh.

“Fëmijët e Kosovës meritojnë më shumë. Ndryshimi po vjen!”, tha ai.

Kreu i LDK-së postimin e tij e shoqëroi edhe me një video me sekuenca të marra nga fushata e kaluar zgjedhore e Vetëvendosjes.