Arrestohet një burrë në Fushë-Kosovë, rrahu gruan e tij

Një burrë është arrestuar në Fushë-Kosovë, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht gruan e tij.

Sipas njoftimit të PK-së, thuhet se ngjarja ka ndodhur të dielën, rreth orës 09:30, në Fushë-Kosovë, raporton Zeri.info.

“Fushë-Kosovë, 27.10.2024 - 09:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.