Mbi 1 mijë e 400 gjoba dhe 29 aksidente për një javë në rajonin e Ferizajt

29 aksidente trafiku kanë ndodhur në rajonin e Ferizajt gjatë javës së kaluar.

Sipas njoftimit të PK-së, 12 nga këto aksidente janë me lëndime, në të cilat kanë pësuar lëndime 17 persona, derisa në 17 aksidentet e tjera të ndodhura përgjatë kësaj periudhe janë regjistruar vetëm me dëme materiale, raporton Zeri.info.

Njoftimi i Policisë:

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh në parandalim të incidenteve dhe aksidenteve në komunikacion.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve Policia Rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 21-27/10/2024 ka shqiptuar 1407 gjoba kundërvajtëse dhe ka hequr 13 patenta shoferi për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.

Ndërsa janë raportuar 29 aksidente, prej tyre:

- Aksidente me lëndime, 12
- Persona të lënduar, 17
- Aksidente me dëme materiale, 17.

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë te shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.

Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë Policinë, stacionin më të afërt ose përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë: 192, 0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat tuaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.