Zgjedhjet në Gjeorgji, SHBA-ja bën thirrje për hetim mbi raportet e parregullsive

Sekretari amerikan i shtetit Anthony Blinken bën thirrje për një hetim mbi raportet për parregullsi të procesit zgjedhor në Gjeorgji.

“Ne inkurajojmë liderët politikë të Gjeorgjisë që të respektojnë sundimin e ligjit, të shfuqizojnë legjislacionin që minon liritë themelore dhe bashkërisht të adresojnë parregullsitë në procesin zgjedhor”, tha kreu i diplomacisë amerikane.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Gjeorgjisë ka njoftuar se partia proruse në pushtet fitoi zgjedhjet parlamentare me një përqindje prej 54%.

Nga ana tjetër, presidentja e Gjeorgjisë Salome Zourabishvili njoftoi të dielën se nuk i njeh rezultatet e zgjedhjeve parlamentare, duke pretenduar se vendi i saj ishte viktimë e një “operacioni special” nga Rusia. /abcnews