Mot me diell e vranësira, temperatura deri në 23 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj jave mbi vendin tonë do të mbaj mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat maksimale në këto pesë ditë do të arrijnë 23 gradë Celsius.

Parashikimi i motit për pesë ditët në vazhdim:

E hënë: Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale pritet të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë 20-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.

E martë: Mot i vranët me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, kurse maksimalet parashikohen të jenë 19-21 gradë Celsius. Erë e lehtë do të fryjë nga drejtimet e ndryshme.

E mërkurë: Mot i vranët me intervale me diell. Vranësirat mund të sjellin riga të dobëta shiu në disa zona. Temperaturat minimale pritet të jenë 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 17-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja.

E enjte : Mot me diell dhe vranësira të shpërndara, me vranësira më të fokusuara përreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të jenë 17-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja.

E premte: Dita e premte parashikohet me pak vranësira dhe intervale të gjata me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë 14-17 gradë Celsius. Erë e lehtë do të fryjë nga verilindja.