Adele e përlotur përqafon Celine Dionin në shfaqjen në Las Vegas, momenti emocionues bëhet viral

Superylli britanik Adele shpërtheu në lot pasi pa Celine Dion në koncertin e saj në Las Vegas. Dy këngëtaret më pas ndanë një përqafim prekës në Teatrin Colosseum në Caesars Palace dhe ky moment emocionues tashmë është bërë viral.

Në një video të postuar nga një llogari fansash në X (ish Twitter), Adele të shihet duke performuar këngën e saj “When We Were Young”, teksa dalloi që diva e skenës Celine ishte ulur në publik.

Yjet e muzikës ndanë një përqafim të butë dhe më pas Adele përshëndeti me dorë fansat e ulur para se t’i thoshte disa fjalë Dionit dhe të kthehej në skenë.

Ky moment është pëlqyer shumë nga fansat, të cilët kanë parë bashkë dy idhujt e tyre në një çast të shumëpritur. /abcnews