Mbyllet pjesa e parë: Arsenali në epërsi ndaj Liverpoolit

Ka përfunduar pjesa e parë e derbit mes Arsenalit dhe Liverpoolit në kuadër të xhiros së nëntë në Premierligë.

Arsenali është në epërsi ndaj Liverpoolit me rezultat 2-1.

Fillimisht në epërsi kaloi Arsenali përmes Sakas në minutën e nëntë, ndërsa Van Dijki arriti ta barazoi rezultatin në minutën e 18-të.

Topçinjtë arritën ta rikthejnë epërsinë përmes Merinos i cili realizoi në minutën e 43-të, duke shkuar kështu në pushim me epërsi të ngushtë. /Zëri