Një avion i vogël rrëzohet në Moldavi, vdes piloti

Një aeroplan i vogël i regjistruar në Gjermani u rrëzua të dielën pranë kryeqytetit të Moldavisë, duke vrarë pilotin e vetëm në bord, thanë autoritetet e aviacionit.

Aksidenti fatal ndodhi pak para orës 10 të mëngjesit në qytetin e vogël Vadul lui Voda, rreth 23 kilometra në lindje të kryeqytetit Kishinau, tha Autoriteti i Aviacionit Civil, shkruan The Independent, transmeton Klankosova.tv.

Ai tha se nuk kishte pasagjerë në bordin e aeroplanit ultra të lehtë të rrëzuar dhe se një hetim është duke u zhvilluar për të përcaktuar se çfarë e shkaktoi “aksidentin tragjik.”