Hamza në Istog: Dukagjini do ta ketë mbështetjen e duhur për investimet e munguara publike

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, para qindra qytetarëve të Komunës së Istogut shpalos pjesë të vizionit të tij për të ardhmen e vendit. Pamjet: PDK

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka takuar qindra qytetarë të Komunës së Istogut para të cilëve ka shpalosur pjesë të vizionit të tij për të ardhmen e vendit.

Ai tha se qytetarët e Dukagjinit janë punëtorë të jashtëzakonshëm, ndërsa u zotua se do ta kenë përkrahjen e nivelit qendror për investime publike në të gjitha fushat.

PDK-ja, më 2 nëntor ka ftuar Konventë e cila do të mbahet në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, ku Hamza pritet ta shpalos vizionin e tij qeverisës për të ardhmen e vendit.