Eskalon Burimi në ngacmim duke prekur Lelën në qafë, kjo e fundit detyrohet të largohet

Në edicionin e fundit të Big Brother VIP Kosova, Burimi ka bërë disa deklarata interesante rreth qëllimit të tij në shtëpi, duke theksuar se ka hyrë për dashuri.

Ai shpesh është parë duke qëndruar afër vajzave, sidomos me Lelën, e cila ka shprehur se dëshiron të ruajë një marrëdhënie miqësore.

Megjithatë, situata duket se është bërë më e tensionuar në episodet e fundit.

Burimi, duke shfaqur një interes më të thellë, e ka ngacmuar Lelën, duke e prekur në qafe ndërsa ata qëndronin jashtë me disa banorë të tjerë.

Lela, e cila ka shprehur disa herë se e ka bezdi të preket, reagoi menjëherë, duke i kërkuar që të largohet dhe të mos e prekë.

Ajo theksoi se, përveçse e ka ndjerë bezdinë, e ka bërë të qartë se nuk dëshiron asnjë lloj ngacmimi.

Në fund, Lela u largua, ndërsa Burimi filloi të ngriste zërin, duke i thënë “Ik, shko flej”.

Ky incident ka ngjallur diskutime të shumta midis ndjekësve të programit.

Reagimet në komente ishin negative duke e qujatur Burimin ngacmues. /telegrafi