Partia ultra-konservatore zvicerane dorëzoi nënshkrime kundër mbajtjes së Eurovizionit

Partia ultra-konservatore zvicerane, Bashkimi Federal Demokratik (EDU) ka dorëzuar nënshkrimet për mbajtjen e një referendumi në të cilin dëshiron të parandalojë organizimin e Eurovizionit në Bazel vitin e ardhshëm, njoftuan mediat zvicerane.

Kjo parti dëshiron që më 24 nëntor të mbahet votimi për një kredi prej 37.5 milionë frangash zvicerane (43.3 milionë dollarë) të miratuar së fundmi nga parlamenti i kantonit të Bazelit për organizimin e Eurovizionit në maj të vitit të ardhshë.

Bashkimi Federal Demokratik dorëzoi 4203 nënshkrime për të organizuar një referendum, për të cilin nevojiteshin të paktën 2000 nënshkrime. Këto nënshkrime tani duhet të vërtetohen nga Zyra Shtetërore e Kantonit të Bazelit.

Më 11 shtator, parlamenti kantonal miratoi kredinë për Eurovision Song Contest 2025 të propozuar nga qeveria. Për kredinë votuan 87 deputetë, katër ishin kundër dhe katër abstenuan.

Partia EDU, e cila ka pak përfaqësues në Bazel dhe iu desh të mbështetej në mbështetjen jashtë kantonit për të mbledhur nënshkrime, është i vetmi grup politik që sfidon kredinë./abcnews