Aksident me fatalitet në Malishevë, vetura godet invalidin

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Banjë të Malshevës.

Sipas njoftimit të Policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 16:50 në Banjë të Malishevës, raporton Zeri.info.

"Banjë, Malishevë / 26.10.2024 – 16:50. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet se ka goditur karrocën e invalidit me të cilën ishte duke lëvizur në rrugë me zhavorr viktima mashkull kosovar. Si pasojë viktima dyshohet se ka mbetur pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti në proces hetimor", thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri