Gjendet i vdekur një person në Leposaviq
Një person është gjendur pa shenja jete në Leposaviq.
Sipas njoftimit të PK-së thuhet se ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 00:20. në Leposoviq, raporton Zeri.info.
“Leposaviq / 26.10.2024 – 00:20. Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dal edhe ekipi mjekësor që e ka konstatuar se viktima është pa shenja të jetës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri