Dy persona vendosin një arkivol para një shtëpie në Viti, Policia nis hetimet
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Viti.
Dy persona dyshohet se e kanë vendosur një arkivol para një shtëpie të një familje atje.
Lidhur me rastin menjëherë është njoftuar policia, që ka nisur hetimet lidhur me rastin shkruan Sinjali.
Bazuar në informacionet e para, familja s’ka dyshime për persona të caktuar e as për motivin e rastit.