“Flas me gjethen” nga Endrit Krasniqi, shpallet kënga fituese e Festivalit të Këngës në RTK [video]

Kënga fituese e edicionit të dytë të Festivalit të Këngës në Radiotelevizionin e Kosovës është shpallur “Flas me gjethen” nga Endrit Krasniqi.

Kjo këngë ka shënuar një moment të veçantë në historinë e festivalit, duke u bërë pjesë e kapitullit të ndarjes së çmimeve.

Vendi i dytë iu takua këngës “Verës” nga Greta Azizi, ndërsa i treti përfundoi me Dea Stricën dhe këngën “N’Shqipni”.

Ky vendim u mor nga juria, e cila përbëhej nga emra të njohur në fushën e muzikës.

Kryetarja e jurisë ishte Minire Fetahu, redaktore e muzikës në RTK, e shoqëruar nga muzikologja Jane Sugarman, Ardianë Pajaziti nga portali “KultPlus”, prezantuesja Valbona Selimllari, dhe regjisoresha Blerta Zeqiri.

Çmimi i Orkestrës shkoi për Arnitë Kastrati me këngën “Blla, blla, blla”, e cila iu ndanë nga drejtori artistik i Festivalit, Florent Boshnjaku.

Po ashtu, çmimet e Kryeqytetit dhe atë të Pallatit të Rinisë i fitoi Besmir Shishko me këngën “Unë – Ajo”. /telegrafi