Dafina magjeps me një dukje përrallore në dasmën e saj, ndërron fustanin dhe stilin e flokëve

Dafina Zeqiri është shfaqur tejet magjepsëse me një dukje të re, duke e surprizuar edhe më shumë publikun.

Duket se këngëtarja ka ndërruar fustanin e saj gjatë dasmës, duke u veshur me një fustan përrallor që i theksonte bukurinë.

Fustani ishte i dizajnuar me një stil elegant, ndërsa Dafina kishte ndryshuar edhe pamjen e flokëve.

Ajo kishte lëshuar flokët me një volum mahnitës, të ndara anash në një mënyrë tejet elegante, duke e plotësuar kështu pamjen e saj magjepsëse.

Dafina shihet duke kërcyer me Kreshnikun, dhe ata duken tejet të dashuruar.

Atmosfera ishte plot emocion dhe gëzim, duke reflektuar dashurinë dhe lumturinë që ndanin në këtë ditë të veçantë.

Me energjinë e saj dhe stilin e jashtëzakonshëm, Dafina vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, duke mahnitur të gjithë me çdo hap që bën. /telegrafi