“Çmendet” Lewa, shënon golin e dytë ndaj Real Madridit
Skuadra e Barcelonës ka shënuar golin e dytë ndaj Real Madridit në ndeshjen derbi të javës së 11-të në La Liga.
Golin për 0:2 e shënoi sulmuesi polak, Robert Lewandowski.
Lewa shënoi të dytin në minutën e 56’të pas një pasimi nga mbrojtësi, Balde.
Kujtojmë që Lewa shënoi edhe golin e parë në këtë super ndeshje në “Santiago Bernabeu”.