Rolls-Royce iu deshën tre vjet për të ndërtuar këtë model

Rolls-Royce nuk i shmanget projekteve interesante, siç dëshmohet edhe nga Phantom me dy ngjyra.

Ai ka një ngjashmëri të jashtëzakonshme me Rolls-Royce Phantom III të vitit 1937 të paraqitur në filmin e James Bond Goldfinger.

Bëhet e ditur se markës iu deshën tre vjet për ta përfunduar këtë projekt, përcjell Telegrafi.

Një vit i tërë iu kushtua vetëm inkasimit kompleks.

Dizajnerët kaluan nëpër 10 variacione të veshjes 3D prej çeliku inox përpara se të vendoseshin në versionin përfundimtar.

Dhe gjithçka u bë për një klient “të rëndësishëm” të Rolls-Royce në Angli, kështu që mos prisni të shihni më një të tillë.

“Sjellja në jetë e Phantom Goldfinger ishte një nga udhëtimet më të gjata krijuese”, tha Nick Rhodes, dizajner i Rolls-Royce.