Tahiri: Qeveria ka rrezikuar perspektivën integruese të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se qeveria ka dështuar të bëjë të qartë se kush përfaqëson pro-evropianizmin dhe pro- postulatet e NATO-s për siguri kolektive.

Kështu u shpreh Tahiri duke komentuar vizitën e Ursula von der Leyen-it në Serbi.

"Nga një vend i goditur nga sulme të sponsorizuara terroriste nga regjimi i Vuçiqit, i cili publikisht ka hequr dorë nga obligimet e caktuara nga dialogu dhe marrëveshja, diplomacia e dështuar e kësaj qeverie, jo vetëm që nuk ka arritur të bëjë të qartë se kush përfaqëson pro-evropianizmin dhe pro postulatet e NATO-s për siguri kolektive, por e ka zhytur Republikën e Kosovës në një rrugë pa krye dhe me perspektivë zero evropiane", ka thënë Tahiri.