Haradinaj: Sulmi fizik ndaj Muhaxherit një akt qyqar, drejtësia duhet të zbardh motivet e sulmit

Kryetari i AAK-së dhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj e ka quajtur si një akt qyqar, sulmin fizik të ndodhur sot ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se drejtësia duhet të zbardh motivet e sulmit dhe të jetë e pa kompromis në ndëshkimin e sulmuesve.

“Qyqar e skajshmërisht i dënueshëm sulmi fizik mbi kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherin! Drejtësia, pas arrestimit të sulmuesve, të zbardh motivet e këtij sulmi dhe të jetë e pakompromis në ndëshkimin e tyre! Dhuna të goditet në kokë e dhunuesit të rrijnë prapa hekurave.

Lehtësues lajmi që Kryetari Muhaxheri është mirë me shëndet!”, ka shkruar Haradinaj.