OEK-u dënon sulmin ndaj Muhaxhirit

Oda Ekonomike e Kosovës ka dënuar ashpër sulmin ndaj Kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxhiri

“Me shqetësim të thellë dënojmë sulmin ndaj Kryetarit të Komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxhiri. Ky akt qyqar është një përpjekje për të penguar një kryetar që gjithmonë ka mbështetur bizneset në Komunën e Pejës”, thuhet në reagimin e OEK-ut, transmeton Zeri.info.

Në reagim është kërkuar që autoritetet të ven drejtësi për rastin.

“Një përkrahës i palëkundur i komunitetit të biznesit dhe për këtë arsye, kërkojmë drejtësi të shpejtë nga autoritetet”, thuhet në reagim. /Zëri