Gjilani fiton me përmbysje ndaj Llapit, Dukagjini dhe Ballkani ndajnë pikët
Kanë përfunduar dy ndeshjet e Superligës së Kosovës, në kuadër të xhiros së dhjetë.
Gjilani ka arritur të fitojë me përmbysje ndaj Llapit me rezultat 2-1.
Golat për Gjilanin i shënuan Morina (85’) dhe Robert Rrahmani (86’), kurse për Llapin realizoi Arbnor Ramadani (44’).
Me këtë fitore, Gjilani është i teti me 12 pikë, kurse Llapi mbetet i pesti me 14 sosh.
Pa gola ka përfunduar ndeshja mes Dukagjinit dhe Ballkanit.
Ndeshja e cila u zhvillua në stadiumin “13 Qershori” nuk prodhoi gola dhe kështu përfundoi 0-0.
Ballkani vazhdon të mbetet lider me 18 ppikë kurse Dukagjini është i parafundit me dhjetë sosh. /Zëri