Kush prin me fitore në “El Clasico”?
”El Clasico” është një nga ndeshjet më të mëdha në planet.
Si e tillë, ajo sonte sjellë emocione të tifozëve të klubeve respektive, por edhe te ata neutralë.
Megjithatë, shumëkush mund të pyes se cili klub ka fitore më së shumti në histori të kësaj përballje.
Me fitore në “El Clasico” prin Real Madridi, duke regjistruar 106 sosh në të gjitha garat.
Numër treshifror të fitoreve ka edhe Barça. “Blaugranët” përgjatë historisë i janë gëzuar 100 fitoreve ndaj madrilenëve.
51 ndeshje të tjera janë mbyllur me barazim. Megjithatë, ndeshja e fundit që është mbyllur baras në këtë përballje, daton me 18 dhjetor 2019.
Top golashënuesi i “El Clasicos” është Lionel Messi me 26 gola, derisa Cristiano Ronaldo dhe Alfredo di Stefano kanë nga 18-të.
Ndeshja e fundit mes këtyre dy klubeve u luajt po në “Santiago Bernabeu” sezonin e kaluar, me Real Madridin që fitoi 3-2, me një gol të shënuar në fund nga Jude Bellingham.