Abdixhiku pas sulmit ndaj Muhaxherit: S’mund ta ndalin e as ta frikësojnë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas sulmit fizik ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Abdixhiku ka shkruar se Muhaxherin s’mund ta ndalin as s’mund ta frikësojnë, transmeton Zeri.info.

“Gaz Muhaxherin as s’mund ta ndalin e as s’mund ta frikësojnë. Është i gatuar ndryshe ky burrë!Organet e drejtësisë të japin rezultate të shpejta e të mbajnë përgjegjës ata që me argumentin e dhunës e urrejtjes provojnë të ndalin një udhëheqës e njeri të lirë”, ka shkruar Abdixhiku.

Ndryshe, Prokuroria ka bërë të ditur se në lidhje me rastin ka ndaluar dy të dyshuar. /Zëri