Arrestohet i mituri që theri shokun në Podujevë

Një i mitur është arrestuar në Podujevë për vrasje në tentativë.

Sipas policisë, ai ka therur një të mitur tjetër me thikë, duke i shkaktuar lëndime trupore, transmeton Zeri.info.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri