Parashikimi i motit për fundjavë, diell dhe vranët

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare.

Ndërkaq, për të dielën do të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësira parashihen rreth relievit malor.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-22 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-3m/s.