Vizita në Beograd, Von der Leyen mbron Vuçiqin, e injoron Vuçeviqin

E premtja ishte dita e tretë, që presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von Der Leyen, po qëndron në Ballkanin Perëndimor.

Pas vizitës paradite në Sarajevë, ajo shkoi pasdite në Beograd, ku u prit nga kryetari I Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ky thotë se një nga temat që u diskutuan me mysafiren nga Brukseli, ishte edhe raporti I Serbisë, me Kosovën, ku von Der Leyen, qëndron për vizitë të shtunën.

Vuçiqi, shton se kompromisi dhe bisedat janë të domosdoshme këtu.

“Nuk është lehtë që të jeni në këpucët tona, edhe për shkak të Kosovës, e për shkak të gjitha gjërave tjera. Por ne do japim gjithcka nga vetja që ta shpejtojmë rrugën tonë evropiane”,tha Vuçiqi.

Shefja e KE-së, nuk është se të paktën publikisht foli për raportet kosovaro-serbe, por potencoi siç thotë ajo perpektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Ajo e përmendi, Planin e Rritjes që BE-ja e ka për gjashtë vendete e rajonit, që peshon 6 milioard euro, përderisa e përmendi edhe litiumin që e quan mundësi të jashtëzakonshme për Serbinë.

Ajo u pyet për lidhjes e Serbisë me Rusinë, ku një delegacion qeveritar serb qëndroi në samitin BRICS. Politikania gjermane, kishte përgjigje diplomatike.

“Ajo çka shoh unë që presidenti i Serbisë, po më pret mua këtu sot. Ai sapo priti kryeministrat e Greqisë dhe Polonisë. Kjo flet për vete. Vizita e katërt e imja në rajonin e Ballkanit, qëkur jam bërë presidente është shenjë e qartë se unë besoj që e ardhmja e Serbisë është në BE”theksoi kryetarja e Komisionit Evropian.

E derisa Von Der Leyen, vazhdoi vizitën në kryeqytetin serb, qeveria e këtij vendi njoftoi se pikërisht këtë 25 Tetor, në Beograd, për takim me kryeministrin e Serbisë, Millosh Vuçeviq, shkoi ministri për zhvillim ekonomik të Rusisë, Maksim Reshetnikov.

Reshetnikov,është në listën e zyrtarëve të Moskës,që janë nën sanksione të perëndimit për shkak pushtimit ushtarak të Ukrainës, nga Kremlini, që nisi në shkurt të 2022-ës.