Vuçiqi përplaset me gazetarët para syve të Von der Leyenit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pritur sot në Beograd, Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe gjatë konferencës për shtyp ka ndodhur një skenë interesante.

Në fakt, derisa kreu i shtetit serb po fliste, “nuk do të mihni” është dëgjuar nga pjesa ku kanë qenë të pranishëm përfaqësuesit e mediave, pas së cilës ka reaguar furishëm Vuçiq, shkruan nova.rs.

“Deshët të thoni diçka. Për fat të keq, madje edhe e dëgjova çfarë thatë. Ne do të vazhdojmë rrugën tonë drejt Evropës dhe do të përpiqemi të ruajmë miqësitë tona. Siç mund ta shihni, unë nuk kam dy rrëfime; kam një rrëfim, dje dhe sot“, tha i pari i shtetit serb, dhe më pas vazhdoi të fliste për “komentin që dëgjoi nga pjesa ku janë të vendosur mediat”.

“Sa i përket komenteve tuaja, shumë primitive. Ja, unë do t’ju them: ju nuk do të vendosni nëse ne do të gërmojmë apo jo për litium. Për këtë do të vendosin qytetarët e Serbisë dhe ekspertët në këtë vend. Sa për komentin tjetër që thatë, ai flet vetëm për mungesën tuaj të edukatës dhe kulturës, por çfarë të bëj. Kam tashmë tre fëmijë dhe mbaj katër, prandaj duhet të kujdesem për sjelljen e tyre. Juve, që jeni pak më të rinj se unë, zor se do mund t’jua shpjegoj”, tha ai.

Në këtë konferencë, për çështjen e gërmimit të litiumit u shpreh edhe Ursula von der Leyen.

Duke folur për materialet kritike, ajo tha se “mund të jetë e sigurt” që BE-ja do të respektojë dhe mbrojë “natyrën e mrekullueshme” të Serbisë dhe do të bashkëpunojë me komunitetet lokale.

Ndryshe, Der Leyen është në një turne ballkanik, ku gjatë ditës së nesërme pritet të vizitojë Kosovën.