Tërmet me magnitudë 4 ballë në Fier

Një tërmet është regjistruar këtë mbrëmje në Shqipëri.

Qendra Evropiane për Monitorimin e Tërmeteve (EMSC) shkruan se tërmeti ka ndodhur në orën 17:32 dhe ka qenë me magnitudë 4 ballë të shkallës rihter.

Epiqendra e tij ka qenë 11 km nga qyteti i Fierit dhe 56 km nga qyteti i Elbasanit, ndërsa thellësia e saj ka qenë 5 km.

Lëkundjet janë ndjerë në disa qytete përfshirë dhe Tiranën.