Ushtarët e FSK-së përfundojnë dy kurse ushtarake, njëri për snajper

Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur se nën Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj ka përfunduar “Kursi i lartë për nënoficer” dhe “Kursi i avancuar për snajper”.

Sipas njoftimit, “Kursi i lartë për nënoficer” u realizua nga Shkolla e Nënoficerëve në KDS, e cila sipas tyre realizon shkollimin dhe përgatitjen akademike të nënoficerëve.

“‘Kursi i avancuar për snajper’ u realizua nga ekipet trajnuese mobile të ushtrisë britanike”, thuhet në njoftimin e FSK-së, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, në njoftim thuhet se FSK-ja po vazhdon të ngrejë aftësitë luftarake në të gjitha fushat ushtarake.