Ferizaj fiton minimalisht në udhëtim te Feronikel ’74

FC Ferizaj ka arritur të shënojë fitore ndaj Feronikeli ’74, në kuadër të xhiros së dhjetë në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas përfundoi me rezultat 1-0.

Golin e fitores arriti ta shënojë Abdeen Abdul nga pika e bardhë në minutën e 78-të.

Me këtë fitore, Ferizaj e sheh vetën në vendin e shtatë me 13 pikë, kurse Feronikeli ’74 mbetet i fundit me dy sosh. /Zëri