Nesër “El Classico”

Dita e nesërme (e shtunë) do të jetë e rezervuar me ndeshje interesante, me theks të veçantë “El Classico” mes Real Madridit dhe Barcelonës, e cila do të luhet në kuadër të xhiros së 11-të në La Ligë.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Santiago Bernabeu” dhe fillon në orën 21:00.

Barcelona aktualisht është lidere e tabelës me 27 pikë, kurse Real Madridi ka 24 sosh si i dyti.

Pritet të zhvillohet një “El Classico” mjaft interesante, duke marrë parasysh që është ndeshja më e madhe në futboll në bazë të rivalitetit që kanë skuadrat mes tyre.

Në “El Classicon” e fundit triumfues kishte dalë Real Madridi me rezultat 3-2 në “Santiago Bernabeu”. /Zëri