Arrestohet në Gjilan i kërkuari nga policia gjermane

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, i cili ishte në kërkim nga autoritetet gjermane që nga marsi i këtij viti.

Prokuroria ka njoftuar se pas arrestimit i dyshuari është dërguar në mbajtje, transmeton Zeri.info.

“Gjermani, 09.03.2024 - NN. Pas pranimit të informatave nga autoritetet gjermane, përmes kanaleve zyrtare dhe pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, më 24.10.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri