Momente gazmore mes banorëve në Big Brother VIP Kosova – Lelën e hedhin në pishinë me rroba

Banorët po vazhdojnë të krijojnë momente të paharrueshme me njëri-tjetrin në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

E një kënd i tyre i preferuar tashmë është zbuluar dhe nuk ka dyshim se është pishina e Natural Pool & Spa.

Derisa po qëndronin së bashku, këngëtari pejan Gjesti ka bërë një veprim ndaj modeles, edhe pse ajo në fillim nuk dëshironte – meqë mendoi se mund të penalizohet nga ‘Vëllai i Madh’.

Ana, Lela, Burimi e Gjesti po qëndronin afër pishinës luksoze, gjersa artisti e hodhi atë me rroba.

Përkundër se shihej e nervozuar pak, Florjeta Seferi u shfaq e buzëqeshur dhe në humor të mirë për pak çaste që kaloi brenda ujit.

Përveç pjesës më të madhe që e kalojnë në pishinën dhe xhakuzin e Natural Pool & SPA, ata zhvillojnë edhe disa lojëra.

Natyrisht me një ambient të tillë, nuk mund t’i ikin pjesës më të bukur të shtëpisë.

E sa i përket cilësisë dhe kualitetit, nuk ka çfarë të thuhet, pasi janë të jashtëzakonshme. /telegrafi