Gjuajtje me armë në Prishtinë, nuk ka të plagosur

Në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë ka pasur të shtëna me armë mbrëmjen e së enjtes.

Rastin e ka konfirmuar  zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 21:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën ‘Rrahim Beqiri’ Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Ahmeti.

Zëdhënësja ka thënë se  bazuar në informacionet e deritanishme nuk raportohet për persona të lënduar nga arma e zjarrit.

“Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, ndërmarrin  veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe janë në kërkim të personave  të dyshuar të cilët janë identifikuar nga ana e policisë”, ka thënë Ahmeti.