Komuna e Obiliqit ngre alarmin për ndotjen e ajrit, çdo vit regjistrohen 50 raste me sëmundje kancerogjene

Komuna e Obiliqit ka reaguar ashpër lidhur me nivelet e larta të ndotjes së ajrit, duke akuzuar Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) për mosveprim.

Në një deklaratë zyrtare, komuna ka theksuar se ndotja ka dalë jashtë përmasave normale dhe po ndikon direkt në shëndetin e qytetarëve.

Sipas komunës, ndotja e ajrit dhe mjedisit është kthyer në një nga faktorët kryesorë që po shkakton shkurtim të jetës së banorëve. Shumë qytetarë po përballen me probleme shëndetësore, ndërsa një ndër sëmundjet më të përhapura është tumori i mushkërive.

“Që nga data 20 gusht deri më 15 shtator 2024, filtrat e termocentralit ‘Kosova B’ kanë qenë jashtë funksionit, duke shkaktuar tejkalime enorme të ndotjes. Ajri në Obiliq ka arritur nivele alarmante të ndotjes, ndërsa termocentrali ka krijuar një zhurmë të padurueshme, veçanërisht në orët e mbrëmjes,” thuhet në reagim.