Gërvalla takohet me shqiptarë në Zvicër, flasin për sfidat e mësimit të gjuhës shqipe në mërgatë
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se në Basel të Zvicrës është takuar me shqiptarë që janë aktivë në pjesë të ndryshme atje.
Gërvalla përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se gjatë takimit me shqiptarë në Zvicër, kanë diskutuar për rritjen e bashkëpunimit mes Zvicrës dhe Kosovës në fushën e arsimit, raporton Zeri.info.
Postimi i plotë:
Në Basel të Zvicrës takova veprimtarë, udhëheqës shoqatash, botues, biznesmenë dhe politikanë shqiptarë që po luajnë një rol të rëndësishëm në forcimin e lidhjeve mes Kosovës dhe Zvicrës.
Diskutuam për rritjen e bashkëpunimit me Zvicrën në zhvillimin e mësimit dual në Kosovë, sfidat e mësimit të gjuhës shqipe në mërgatë, rëndësinë e regjistrimit të mërgatës dhe krijimin e lidhjeve mes bizneseve nga Kosova dhe ato shqiptare në Zvicër.