Sveçla në takim me homologun e tij bullgar, diskutojnë për sigurinë dhe sfidat që i bashkojnë

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, është takuar me homologun e tij bullgar në Sofje, Atanas Ilkov.

Sveçla përmes një postimi në rrjeti social Facebook, ka bërë të ditur ata biseduan rreth situatës së përgjithshme të sigurisë dhe sfidat globale që i bashkojnë për t’i zgjidhur.

“U pajtuam për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona në fushat që mbulojmë, në mënyrë që të arrihen me sukses qëllimet e përbashkëta për një rajon të qetë e të sigurt. Falënderova Ministrin Ilkov për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës së Bullgarisë për shtetformimin në të kaluarën dhe proceset integruese të vendit tonë tani”, ka shkruar ministri.