Aksident trafiku mes një veture dhe një kamioni në Prishtinë

Një aksident trafiku mes një kamioni dhe një veture ka ndodhur para pak minutash në “Rrugën C” në Prishtinë.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga ky aksident.

Policia ende nuk ka dhënë ndonjë përgjigje.

Kohëve të fundit në vendin tonë janë shtuar aksidentet në komunikacion, ku disa prej tyre kanë përfunduar edhe me fatalitet. /telegrafi