Abazi: Deputetët e LVV-së s’po guxojnë të vijnë në Kuvend, kjo është çmenduri

Deputeti i pavarur, Haki Abazi, tha se ka tendencë për ngulfatej të demokracisë, ndërsa komentoi mungesën e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, ku po diskutohet për menaxhimin e Korporatës Energjetike të Kosovës.

Ai tha se “ideja për ta zhbërë demokracinë është pikërisht kjo mendësia kur deputetët nuk guxojnë me ardhë me u ulë në vendet e tyre”, raporton Ekonomia Online.

Abazi i falënderoi deputetet Doarsa Kica e Drita Millaku, të cilat nga Grupi Parlamentar i LVV-së kaluan në LDK.

“Unë po dua t’i falënderoj publikisht Drita Millakun, Doarsa Kicën e deputetët e tjerë të cilët e kanë kuptu dhe nuk iu kanë nënshtruar diktatit dhe idesë që nuk guxon me debatu në demokraci për çështje të interesit publik. Ky është paradoks. Kjo është çmenduri”, tha ai.