Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për pranimin e kadetëve në Akademinë Ushtarake të SHBA-së

Ministria e Mbrojtjes ka shpallur konkurs për pranimin e kadetëve në Akademinë Ushtarake të SHBA-së, West Point.

Në njoftim thuhet se konkursi është i hapur prej datës 24 tetor 2024 deri më 7 nëntor 2024.

Gjithashtu, bëhet e ditur se mosha për aplikim është 18-22 vjeç.

Njoftimi zyrtar për shpalljen e konkursit është i publikuar në uebfaqen e MM-së.

Kandidatët plotësojnë formularin e aplikimit online dhe bashkëngjisin dokumentet në: https://rekrutimi.fsk-rks.org/Apply