Dështon mbledhja e Komisionit për Integrim Evropian, mungojnë deputetët

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit për Integrim Evropian.

Në mbledhje të pranishëm ishin deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Hyseni, Agon Batusha, deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica dhe deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj.

Në rend dite ishte shqyrtimi i Projektligjit për shqyrtimin administrativ të akteve të komunave, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. /EO