Protestojnë punëtorët e KEK-ut, kërkojnë rritje pagash e pagesë të rrezikshmërisë

Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës ka protestuar para zyrave të KEK-ut në Prishtinë.

Protestuesit kanë kërkuar rritjen e pagave, pagesën e rrezikshmërisë për ata që punojnë në kushte të vështira dhe pagesën e fundjavës për punëtorët me ndërrime.

Sindikata e KEK-ut ka vlerësuar se ngritja e pagave është e domosdoshme për mirëqenien dhe drejtësinë e punëtorëve.

Protestuesit paralajmëruan hapa të tjerë sindikalë nëse nuk ka përmirësime konkrete në këtë drejtim./EO