Në Zubin Potok policia has tre furgonë të braktisur, që dyshohet se ishin me mallra të kontrabanduara

Në fshatin Ruishtë të Zubin Potokut Policia e Kosovës ka hasur në tre furgonë të braktisur.

Dyshohet se furgonët ishin të ngarkuar me mall të kontrabanduar, transmeton Zeri.info.

“Njësia policore gjatë patrullimit ka hasur në tre furgonë të braktisur, të cilët dyshohet se janë të ngarkuar me mall të kontrabanduar. Në konsultim me prokurorin, është iniciuar rasti, ndërsa furgonët së bashku me mallin do të konfiskohen dhe dërgohen në doganë”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. /Zëri