Nën patronatin e Presidentes, mbahet manifestimi “Ecja simbolike”

Sot [e enjte] do të mbahet manifestimi tradicional “Ecja simbolike” në sheshin “Ibrahim Rugova” në kryeqytet.

Ky manifestim do të jetë nën patronatin e presidentes Vjosa Osmani.

Ky aktivitet pritet të fillojë në orën 12:00.

Ndryshe, në Kosovë çdo vit regjistrohen rreth 300 gra të prekura nga kanceri i gjirit. Tetori shënon Muajin e Ndërgjegjësimit kundër kësaj sëmundjeje, e cila rrezikon çdo të tetën grua gjatë jetës së saj.