Aksident zinxhiror në Milloshevë [foto]

Para pak çastesh ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Milloshevë të Obiliqit.

Sipas fotografive që janë dërguar në adresë të Zeri.info, në këtë aksident janë përfshirë disa vetura.

Lexuesit që kanë dërguar këto fotografi nuk kanë dhënë detaje nëse ka të lënduar apo jo, mirëpo “Zeri.info”, është në pritje të përgjigjes nga Policia e Kosovës rreth këtij aksidenti.

“Zëri”, do t’ju mbaj të informuar sapo të marrë përgjigje edhe nga Policia e Kosovës.